Sot paradite, nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit pritet tė bėhet promovimi i librit me kujtime tė regjisorit tė madh shqiptar qė u nda nga jeta kohėt e fundit, Viktor Gjika. Duke parė sėmundjen e tij tė pashėrueshme, shokėt, miqtė, kolegėt dhe tė afėrmit e tij, e nxitėn regjisorin Gjika qė tė shkruante kujtimet pėr tia botuar, gjė tė cilėn Viktori e bėri me zell por qė nuk arriti ta pėrfundonte pėrsėgjalli. Ashtu siē tregon dhe miku i tij, redaktori letrar i kėtij libri, shkrimtari dhe dramaturgu Teodor Laēo, Viktor Gjika i hodhi kujtimet e veta nga fėmijėria e deri nė vitin 1991 dhe koha nuk premtoi qė ai tė shkruante me detaje mbi jetėn, punėn, kontaktet me njerėzit dhe ndjesitė e pėrjetimet e gati dy dekadave tė tranzicionit. Libri pėrmban pėrveē kujtimeve tė Gjikės edhe vlerėsimet e miqve tė tij kineastė e artistė tė cilat japin njė panoramė mė tė plotė tė dimensioneve tė kėsaj figure dhe marrėdhėnieve profesionale e njerėzore tė tė ndjerit Viktor Gjika me komunitetin e artistėve.
Ja si do tė shprehej mes tė tjerash, shkrimtari Teodor Laēo, nė pėrcjelljen e vendosur nė faqet e para tė librit Viktor Gjika, vit pas viti: Mėngjesi i 7 shkurtit ishte i ngrysur, i zymtė. Natėn e shkuar kishte rėnė shi me erė. Ra zilja e telefonit. Zėrin e Floras nuk e njoha menjėherė, si ndodhte zakonisht. Ishte njė zė i veshur nga ngashėrimi. Todo! Viktori tė kėrkon pak. Ka njė amanet pėr ty! Fjala amanet se pse tė zgjon asociacionin e njė fundi. Tė thirrjes sė njeriut para se tė shuhet kandili i tij. Fjalė qė tė shkakton dhimbje nė ēdo rrokje. U nisėm me time shoqe, nė njė heshtje alarmi. Te trotuari i agjencive tė udhėtimit, Mirjana bleu disa karafila tė kuq. Tek vija kėmbėn nė shkallaren e parė tė pallatit, sdi pse, njė nga ato shkrepjet qė na vijnė nga pavetėdija, mė vuri ti numėroj deri nė katin ku banonin ata tė dy. Ishin... 72! Aq shkallė-vite, kishte ngjitur dhe miku im i vyer deri atė ditė. Pastaj vinte...sheshi. Nuk ka supersticione mė tė ēuditshme, sesa ato qė tė buisin teksa shkon tė shohėsh njeriun qė e do, shtrirė nė shtrat, duke pritur ēastin e misterit qė vjen pas frymės sė fundit. Dhe ai e ndiente, e dinte se ky ēast po nxitonte drejt tij. E kishte pranuar me njė qetėsi tė rrallė. Trimėrisht! Pėr Krishtilndje, kur bėmė vizitėn e fundvitit, ende reshperonte nėpėr dhomė, me njė gjallėri qė sdi ku e gjente, sepse Flora ishte shtruar me krizė nė spital. Todo, unė eci tani nė njė fushė me mina, kam vetėm hallin e Florės! E qetėsuam sa mundėm tė bėhej zap. Pastaj bėra pak humor. Pas kimioterapisė sė fundit, flokėt po i rriteshin prapė. Dhe pėr ēudi tani dukeshin jo tė bardha, por tė zeza. Duhej tė dukesha i zbehtė, sepse Flora nxitoi tė mė sillte njė gotė raki. U ula te stoli pėrbri shtratit. Ai dukej i qetė. E vetmja shenjė qė e tradhtonte gjendjen, ishte zėri i mekur. Nga dritarja dukej Dajti. Dėbora kishte zbritur poshtė. Ai e donte borėn, si edhe unė. Ishim rritur nė stanin e saj, nė Korēė. E shikon dėborėn? Dy filma qė kam xhiruar me dėborė, janė pėr fajin e Vathit dhe tėndin, nėnqeshi. Ca mė shumė pėr fajin tėnd qė i zgjodhe skenarėt, i thashė. Kam lėnė nė kompjuter njė libėr. Janė kujtimet, jeta ime. Arrita deri nė vitin 91. Si duket nuk i llogarita forcat mirė. A do tė marrėsh pėrsipėr redaktimin e tij? mė tha.
Dritėro Agolli: Njė regjisor i madh nė Shqipėrinė e vogėl
Ja si do tė shprehej shkrimtari i madh, Dritėro Agolli, pėr njohjen e tij me Viktor Gjikėn, nė faqet e pjesės sė dytė tė librit Viktor Gjika, vit pas viti:
Ka mė shumė se katėr dekada qė e njoh Viktor Gjikėn. Ishte njė miqėsi e vazhdueshme, sepse ura e saj ka qenė shenjtėria e artit. Nė fillim tė viteve 60, Viktor Gjika tėrhoqi menjėherė vėmendjen e shkrimtarėve dhe artistėve, gazetarėve dhe kritikėve tė artit pėr frymėn e re qė po sillte nė krijimtarinė e filmave dokumentarė. Unė atėherė isha gazetar dhe lidhesha shumė me kėtė gjini, pasi ka diēka tė pėrbashkėt me gazetarinė. Dėshiroja tė shkruaja ndonjė skenar tė kėsaj gjinie dhe synoja tė lidhesha me Viktor Gjikėn, por nuk munda. Ndofta kjo vinte ngaqė ne, fshatarėve tė Devollit, qytetarėt korēarė na dukeshin pak mendjemėdhenj, aq mė shumė kur vinin nga jashtė shtetit. Mė vonė, nga viti 1966, kur Viktor Gjika sė bashku me Dhimitėr Anagnostin bėjnė filmin artistik Komisari i Dritės, qė ishte arritja mė e madhe e kinematografisė sonė tė re dhe qė tregonte se kjo fushė e artit filloi tė dilte nga diletantizmi, u njoha me Viktorin. Dhe shkak u bė reportazhi im pėr Adem Rekėn, qė u vra nė bigėn e portit tė Durrėsit. Ky reportazh i vitit 1966 i tėrhoqi vėmendjen Viktor Gjikės qė mė propozoi tė shkruaja njė skenar. Kėshtu lindi filmi Horizonte tė hapura qė Viktor Gjika i dha njė drejtim tė papritur, ku heroi dhe ngjarjet nuk himnizoheshin, por zhvilloheshin brenda konflikteve, veēanėrisht nė luftė me burokracinė dhe mendjemadhėsinė. Ky ishte fillimi i njė rruge tė gjatė bashkėpunimi qė vazhdoi me filmat I teti nė bronz dhe Njeriu me top, madje do tė thosha edhe me filmin artistik Yjet e netėve tė gjata, i cili u bazua mbi njė reportazh timin, Nėnė Pashakua dhe bijtė e saj, me skenar tė shkruar nga vetė Viktori. Pasionin pėr tė shkruar e kisha shprehur nė romane dhe mendoja qė nė skenarė nuk do tė thosha ndonjė gjė tė re, ndėrsa Viktori i shihte veprat me syrin e kineastit dhe zbulonte elementė tė rinj. Kėshtu, nė tė gjithė filmat e tij me subjekt nga romanet, ai ėshtė zbulues i vėrtetė i situatave, i detajeve dhe i karaktereve, duke mos pėrsėritur nė mėnyrė skolastike elementėt e veprave letrare. Viktor Gjika ėshtė njė mjeshtėr i vėrtetė i skalistjes sė karaktereve, qė mbeten si tipa tė veēantė, ku tė menēur dhe trima dhe ku tuhafė e tė krisur. Duke qenė tė tillė, disa sjellje dhe thėnie tė tyre kujtohen dhe nė ditėt tona dhe pėrdoren nga politikanėt, gazetarėt dhe nga njerėzit e thjeshtė. Fjala vjen, pėr ndonjė zyrtar qė tund zinxhirin e sbėn punė thonė se Je bėrė si Robert Ēamēakizi, ndonjėrin me mendime tė vjetėruara e thėrrasin Plaku Mere, njė tjetri zhurmėmadh dhe mburravec ia venė epitetin Sali Protopapa, ose shpesh pėrdoret shprehja nga filmi Pėrballimi: Gėrmo, Tare gėrmo,, e plot tė tjera. Kjo tregon qė filmat e Viktor Gjikės mbeten nė lėvizje tė pėrhershme dhe u vijnė nė ndihmė njerėzve pėr tė njohur edhe realitetin e sotėm. Orėt e dikurshme kishin njė zemberek qė kur dobėsohej nuk e shtynin kohėn pėrpara, koha mbetej. Edhe sot, orėt, kur u dobėsohen bateritė, mbeten. Filmave tė Viktor Gjikės as zembereku nuk u dobėsohet, as bateria nuk u mbaron. Me kėtė dua tė them qė ngjarjet nė kėto filma janė gjithmonė nė dinamikė. Ky dinamizėm ėshtė veti i filmave modernė pas Luftės II Botėrore, qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm edhe nė transformimin e prozės, e veēanėrisht tė romanit. Me veprėn e tij, Viktor Gjika mbetet nė thesarin e artit tė kinematografisė si njė diamant qė do tė shkėlqejė pėrherė. Brezat e rinj, qė do tė vijnė nė kėtė fushė tė artit, gjithmonė do ti drejtohen kėtij diamanti.
Page 1 of 1
Teodor Laēo: Ju rrėfej amanetin e Viktor Gjikės
Posted 30 June 2009 - 07:10 AM (#1)

Forumi "KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

Vizitoni blogun tim duke klikuar ketu: Blog Depasan
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Share this topic:
Page 1 of 1

Help















RSS Feed