Duke filluar nga gushti, njė film nė javė falas pėr publikun
Pėrfundon rikonstruksioni i kinemasė sė Arkivit Qendror Shtetėror tė Filmit.
Pėr herė tė parė e shkelėn kėtė ambient dje tri veteranė tė filmit shqiptar: inxhinieri teknik Nasi Shamia, inxhinieri i zėrit Fahri Jukniu dhe kameramani Beqir Vaqarri, qė kanė punuar tri dekada nė ish-Kinostudion "Shqipėria e Re". Arkivi i Filmit e organizoi aktivitetin me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė tyre.
Kinemaja 100 vendėshe vazhdon tė mbajė emrin "Salla 2000", por mendohet tė pagėzohet me njė emėr tė ri. Dhe ka mundėsi tė mbajė emrin e njė kineasti shqiptar.
Kėto kohė shefja e redaksisė nė Arkivin e Filmit, Eriona Vyshka po punon pėr pėrzgjedhjen e filmave qė do tė shfaqen pėr publikun nė muajt e verės.
Nėndrejtori i Arkivit, Flori Balliu thotė se ekziston njė mundėsi qė nė ditėn e promovimit tė kinemasė tė shfaqet premierė bashkėprodhimi shqiptaro-gjerman "Shqiptari" i regjisorit gjerman Johanees Naber, por ende nuk ėshtė e sigurt.
Programi i rregullt i shfaqjes sė filmave falas pėr publikun mendohet tė fillojė nė muajin gusht deri nė fund tė vitit. Fillimisht do tė shfaqet vetėm njė film nė javė, kurse me fillimin e shtatorit njė film ēdo ditė!
"Do tė jetė njė program i detajuar dhe mė i plotė. Kushtet teknike janė, personeli ėshtė, filmat janė tė ruajtur mirė", vijon mė tej Balliu.
Nuk do tė humbasė tradita e pėrvjetorėve tė kineastėve, ku shfaqen filmat mė tė mirė tė tyre, por tani e tutje do tė shfaqen edhe filmat "qė kanė bėrė epokė dhe pėr tė cilėt ka kėrkesa".
Balliu tregon se ka njerėzi qė kėrkojnė rishfaqjen e filmave tė huaj, si "Doni i qetė", "Bija e kapitenit", "Shėn Mėria e Parisit", "Perėnditė me kokė poshtė". Ka ndodhur qė njė grup punonjėsesh tė Postės Shqiptare kanė kėrkuar shfaqjen e filmit "Love Story".
Mbas 20 korrikut, Arkivi i Filmit shpall pėr mediat programin e filmave pėr muajin gusht.
Rikonstruksioni i kinemasė ėshtė llogaritur brenda rikonstruksionit tė plotė tė gjithė godinės, qė kap vlerėn 12.000.000 lekė.
Page 1 of 1
Kinemaja e Arkivit, gati pėr shikuesit
Posted 09 July 2010 - 02:43 PM (#1)

Forumi "KINEMAJA SHQIPTARE" eshte vendi me i bukur per te kaluar kohen e lire se bashku me familjen tuaj. I pershtatshem per te gjitha moshat dhe efektiv per brezin e ri per te njohur se kush ka qene Shqiperia e dikurshme pasqyruar ne menyre te shkelqyer ne filmat e Kinostudios Shqiperia e Re. Na vizitoni....argetim pa fund!

Vizitoni blogun tim duke klikuar ketu: Blog Depasan
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Posted 26 July 2010 - 10:00 PM (#2)
Inisiative e mire kjo. Urime per mundesine qe ju japin shqiptareve per te pare keta filma kaq te bukur
Share this topic:
Page 1 of 1

Help
















RSS Feed